Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bajram Hasani, ka thënë se në asnjë mënyrë Gjykata Speciale nuk duhet të kalojë në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, deputetët nuk kanë mandat të veprojnë në kundërshtim me Kushtetutën. Kurse, sa i përket formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, Hasani ka thënë se ky është detyrim dhe s’mund të bëhen pazare me askënd.
Ai për ‘Epokën e re’ tha koalicioni PDK-LDK është bërë për interesa personale. Sipas tij, jetëgjatësia e këtij koalicioni do të jetë deri në momentin kur Thaçi s’do të mund ta realizojë dëshirën për t’u bërë president.