/2L ONLINE/ – Bajram Hasani, kryetar i NISMA për Kosovën, Dega në Gjilan, ka thënë se dënimi për “Grupin Drenica”, dëshmoi edhe një herë se krijimi i Gjykatës Speciale është i panevojshëm dhe i dëmshëm për Republikën e Kosovës. Sipas tij, arsyetimet se me krijimin e kësaj gjykate do të sqarohen dilemat lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë banale.
Hasani ka një porosi për deputet e Parlamentit të Kosovës, duke thënë se pastërtinë e luftës tonë çlirimtare e ka vërtetuar edhe Gjykata e Hagës. andaj, sikurse sot që treguan forcën, që pamundësuan koalicionit PDK-LDK, të mos mund t’i sigurojë votat për Gjykatën Speciale, ashtu ata duhet të jenë syçelë dhe me popullin, edhe në seancën e ardhshme që pritet të mbahet.
“Ju, të nderuar deputetë me votën e popullit jeni në Kuvend dhe mbrojeni sovranitetin e shtetit tonë! Mos i votoni amendamentet për Gjykatën Speciale. Ta fuqizojmë drejtësinë tonë. Nëse dikush duhet të merret me luftën tonë çlirimtare, jemi vetë ne, qytetarët e Kosovës”, thotë Hasani i NISMA-s.
Ai tha se edhe më të dyshimtë këtë e bën thirrja e kryeministri serb Aleksandër Vuçiq nga Beogradi që të votohen këto amendamente për krijimin e kësaj gjykate. /2L ONLINE/