DYLON

Hasani: Deklaratë sqaruese rreth takimeve të vendlindjes në Malësi të Bujanocit

Hasani: Deklaratë sqaruese rreth takimeve të vendlindjes në Malësi të Bujanocit
Avatar photo Redaksia

Deklaratë  për Opinion –  Lidhur me publikimin se në Malësi të Bujanocit, në vitin 2005 janë organizuar, takimet e para të vendlindjes 

Nga: Refik Hasani

EkoHigjiena

Më 12 janar 2025, në  portalin https://2lonline.com, dhe në disa rrjete sociale, është publikuar shkrimi autorial, me titull ’’Dy dekada nga mbajtja e takimeve të  vendlindjes ’’MALËSIA E BUJANOCIT’’, 2005-2025’’, këtë vështrim mbi takimet, është cekur se takimet e vendlindjes kanë filluar të mbahen më 14 gusht 2005. Andaj arsyeja e vetme është që përmes kësaj deklarate të hapur publike, në interes të gjithë opinionit gjerë e ndiej obligim të sqarojë se takimet e para të vendlindjes jo nuk kanë filluar të mbahen në vitin 2005, por sipas shënimeve pas publikimit të shkrimit ( i posedoj dhe të njëjtat më janë afruar formën e shkruar, duke argumentuar) rezulton se në Malësin e Bujanocit, saktësisht në fshatin Novosellë të Epërme (Feraj),

Takimet e Vendlindjes janë organizuar për herë të parë më datën 9 maj 1992.

Pra, i bie që në Malësin e  Bujanocit, nuk qëndron se takimet e vendlindjes kanë filluar të mbahen në vitin 2005, por faktikisht  në vitin 1992, dhe pas vitit 1992, në Malësi të Bujanocit takime të organizuara të vendlindjes jan mbajtur edhe pas  demilitarizimit të UÇPMB-së, dhe marrëveshjesë së Konçulit, është fjala pas datës 20 maj të vitit 2001.Se në cilën datë janë mbajtur këto takime të vendlindjes, kush ishin organizatorët, autori i kësaj deklarate,  nuk posedon të dhëna.  

Në mungesë të shënimeve nga viti 1992 deri në vitin 2001, në mesë të ketyre viteve, a ka patur të organizuara takime të vendlindjes, nuk jam në dijeni. Nga viti 2001 deri në vitin 2005, a kishte në ndonjë fshat të Malësisë së Bujanocit të organizuara takime të vendlindjes, po ashtu nuk posedoj të dhëna.

Edhe pse kam bërë disa përpjekje që të kem në posedim shënime të sakta në realizim sa më objektiv të kësaj deklarate, por nuk kam arrit dot. Po ashtu në takimet e para të vendlindjes dhe në takimet e dyta të vendlindjes, jo nuk kam arrit të siguroj shënime, se kush ishte Kryetari i Këshillit  Organizativ i këtyre takimeve, anëtarët kush ishin, sa ishin pjesëmarrës orientimisht e të ngjashme. Po ashtu i rikujtojmë opinionit të gjerë se në Malësinë e Bujanocit, dihet mirëfilli ka patur edhe organizim për kthim të dëbuarve, zhvendosurve dhe shpërngulurve,  ky aktivitet ka ndodhur  pas  demilitarizimit të UÇPMB-së, dhe marrëveshjes së Konçulit, po ashtu edhe për këtë aktivitet pas shumë përpjekjeve dhe insistimeve, jo nuk kam arritur të posedoj asnjë të dhënë formës së shkruar,  se kush ishte organizator i këtij  aktiviteti, i interesit vital të përgjithshëm.

***

Mbesim me shpresë se të gjitha aktivitetet e zhvilluara, dhe organizime që janë mbajtur para vitit 1999 dhe aktivitetet pas vitit 1999-të, një ditë të shënohen duke u grumbulluar-përmbledhur në një botim të përbashkët.

Të gjitha pjesët tjera nga shkrimi në fjalë, mbesin dhe vazhdoj të mbaj qëndrimin se manifestimi i aktiviteteve gjithëpërfshirës që shënon jubileun e takimeve të vendlindjes, kur do që organizohen, do të duhej përfshirë gjithë përfaqësuesit e fshatrave. Shtoj se jam kundër asaj që meritën për organizime të mundohen të zotërojnë, të mundohen të  përvetësohet, të vjedhin, të bëjnë të tyre, si një plaçkë, një përpjekje e pa bazë që  po mundohen të krijojnë  kinse një efekt, kapital të momentit medial, duke u munduar të bëjnë të shfrytëzueshme a të përdorshëm për poenë. Jam kundër asaj që nga një individ, qoftë grup apo parti politike, që mundohet të organizohen  e mbahen nën patronatin e tyre, gjithnjë që mos të shtrembërohet, asnjë datë, të mos anashkalohet asnjë aktivitet e kontributdhënës, të mos i mohohet kontributi, inciativa, merita  dhe sakrifica e  askujt që ka kontribuar, në forma të ndryshme, në mbajtjen gjallë të frymës shqiptare në Malësinë ton. Uroj që manifestimi i takimeve JUBILARE  të shënohet ashtu si i ka hije një Jubileut, nga gjithë përfaqësuesit e fshatrave.

***

Në fund të këtij sqarimi, e kam ndier  obligim ndaj opinionit të gjerë, të sjellë në kujtesë duke theksuar se takimet e vendlindjes nuk janë mbajtur për herë të parë në vitin 2005, por me sa dimë,  janë mbajtur për herë të parë në vitin 1992.

Kërkojmë ndjesë, me shpresë se do të mirëkuptohem, jo vetëm  për gjithë kontribuuesit që kam konsideratë se kanë kontribuar e po vazhdojnë  për të mirën e Malësisë së Bujanocit,  po vazhdojnë të jen meritor, kontributdhënës dhe shumë aktive dhe veprimtarë, rinia studentore, mërgimtarë, mësues e veteran të arsimit, intelektualë dhe donatorë, e mbi të gjitha kjo është një përmirësim për të plasuar të vërtetën, atë që njëmend ka ndodhur për  gjithë opinionin e gjerë, se takimet e vendlindjes në Malësinë e Bujanocit në përvjetorin JUBILAR, kanë filluar të mbahen para 33 viteve. 

I përkujtojmë të rënët e të gjitha kohërave dhe ata që kanë kontribuar për lirinë dhe mbajtjen gjallë të Malësisë së Bujanocit . Të përjetshme qofshin veprat e tyre!

5 korrik 2025

————————————————————————-

 *Shënimet se takimet e vendlindjes janë organizuar për herë të parë më 9 maj 1992, më janë ofruar, më datën,08.05.2025.

**Vegëza mbi publikimin e shkrimit: https://2lonline.com/dy-dekada-nga-mbajtja-e-takimeve-te-vendlindjes-malesia-e-bujanocit2005-2025/