DYLON

Hasani: Askush se kërcënoj askënd me largim nga partia

Avatar photo Redaksia

Deputeti nga radhët e PDK-së, Nait Hasani ka mohuar disa shkrime që po qarkullojnë në media ku thuhet se lideri i PDK-së, Hashim Thaçi i ka kërcënuar deputetët me shkarkim nga partia në rast se nuk votojnë pro themelimit të Gjykatës Speciale.

Hasani në një prononcim për Indeksonline ka thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe se askush askujt nuk i ka thënë që do të përjashtohet nga partia.

EkoHigjiena

“Askush nuk e ka thirr askënd, askush nuk e ka kërcënuar askënd, dhe askush askujt nuk i ka thënë që ki me u përjashtua nga partia”, ka thënë shkurt Hasani.

Ndërkaq e kreu i PDK-së, Hashim Thaçi gjatë kësaj jave ka mbajtur një takim me grupin parlamentar të partisë së tij ku kanë diskutuar rreth Gjykatës Speciale, ku tashmë dihet se disa nga deputetët e kësaj partie ende e kundërshtojnë themelimin e kësaj gjykate.

http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=174008