DYLON

Hartohet Plani i Veprimit për Transparencë

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Ne kuadër të projektit OJQ-së “Network of Peace Movement (NOPM)” ka organizuar takimin e dytë të grupit punues për ndryshimin e Rregullores Komunal për Transparence me anëtarët e grupit punues për ndryshimin e Rregullores Komunale për Transparencë është hartuar Plani i Veprimit për Transparencë. OJQ-ja NOPM është duke u angazhuar ne mënyrë aktive në hartimin dhe zbatimin e politikave, angazhohet ta rrit transparencën dhe të promovoj vetëqeverisjen lokale si dhe pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrje.

Ky takim i punës ka pasur për qëllim hartimin e Planit të Veprimit për Transparencë ne kuadër te diskutimin dhe hartimin e draft-propozimit të Rregullores Komunale për Transparence duke konsultuar legjislacionin në fuqi.

EkoHigjiena

Lulzim Canaj, Kryesues i komisionit ka thënë se kontributi i anëtarëve të komisionit për hartimin e rregullores ështe ne nivel , ne e kemi për qëllim të bëjmë ndryshim te thellë ne rregullore e jo vetem amandamentimin e rregullores kjo rregullore do te bazohet kryesisht ne udhëzimin administrativ .

Takim i punës ka qenë një-ditor dhe është punuar në grupe të vogla punese përmes “brainstorming”, grupet e formuara kanë pas këto tema: Pjesëmarrja e publikut ne vendim marrje, njoftimet konsultimet për të gjitha mbledhjet dhe publikimi i akteve si dhe qasja në dokumentet zyrtare.Këto grupe kanë pregaditur planin e veprimit per periudhat kohore te komisionit per hartimin e rregullores për transparencë.

Pas punimit në grupe anëtarët e komisionit kanë prezantuar punimet e grupeve punuese.

Ky aktivitet është ne kuadër te projektit “Hartimi i Rregullore Komunale dhe Planit të Veprimit të Transparencës Komunale” qe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Bashkimi Evropian (BE) lidhur me fuqizimin e përfshirjes së shoqërisë civile në hartimin dhe zbatimin e politikave në Kosovë dhe zbatohet nga OJQ Networkof Peace Movement (NOPM)/Rrjeti i Levizjes Paqesore.2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.