/Shkrim me shkas ndaj veprimit të pamatur nga institucioni fetar në Gjilan/
Shkruan: Arianit SLLAMNIKU
(2L ONLINE) – Ishte muaj vere. I nxehti të përcëllonte trurin edhe pikërisht në Ramazanin e vitit 2013 ku edhe pritej të jetë e njëjta verë e bekuar. Zilia se nëpër qendra tjera të Kosovës por edhe me gjerë bëheshin aktivitete të shumta për nder të muajit Ramazan ku shumica qytetare agjëron dhe është praktikuese e fesë islame, neve në Gjilan na kishte kapur kllapia e përgjumësia e aktiviteteve që e freskojnë sadopak monotoninë e ditëve të zakonshme.
Nga modestia nuk e kam përmendur askund por Kryeimami I sotëm po më shtyn që të flas!
Pas propozimit të bërë personalisht nga unë, asokohe Kryetarit të BIK-ut në Gjilan, dr. Mustafa Bajramit që “duhet ju si organ I ri të tregoheni atraktiv dhe reformator me veprimet tuaja brenda kornizave fetare, ku do të ishte mirë që të organizohej FALJA E NAMAZIT TË BAJRAMIT PARA TEATRIT TË QYTETIT, NË TROTOAR POR EDHE NËSE ËSHTË NEVOJA EDHE NË RRUGË”. Unë e di që ka qenë një ndejë pas iftarit dhe pa u menduar fare, kryetari I BIK-ut në Gjilan dr. Mustafaja ma ktheu “VEQ A DEL MIRË, PATJETËR SE E BËJMË”, dhe aty ju rrekë agjendës së punës në organizimin e faljes së namazit të Bajramit në qendër të qytetit, aktivitet I cili nuk ka të ndalur dhe që është I përshëndetur nga të gjithë sepse me këtë veprim kemi treguar se jemi shoqëri e ngritur dhe e civilizuar gjilanase.
Pas kësaj iniciative të përkrahur nga dr. Mustafa Bajrami të cilin e çmoj për kurajon, idetë dhe energjinë e dhënë për aktivitetet pozitive, neve ju rrekëm edhe idesë së dytë që të bëhet një orar gjatë Ramazanit për qytetarët e Gjilanit e sidomos pas iftarit.
Projekti QAJ DHE ËMBËLSIRA PAS IFTARIT të organizuar dhe të Implementuar nga të rinjtë e LIZ-it në kuadër të shoqatës kulturore GILAN, filluam projektin e lartpërmendur në vitin 2013.
Aktiviteti filloi me vizita të shumta që frekuentonin gjatë kohës prej iftarit e deri në orët e vona të mbrëmjes. Muzika e lehtë instrumentale orientale, qaji Indian (I rusit) I nxehtë dhe I servuar në sekondë, ëmbëlsirat e freskëta me ujin dhe lëngjet e ftohura që të piknin në lule të ballit, e bënin që qershia mbi tortë të ishin të rinjtë të cilët si flutura e bletë punëtore shërbenin sa në njërën tavolinë, sa në tjetrën.
U pëlqye nga shumë kush U bekuam dhe u uruam nga të gjithë mysafirët, qytetarët e Gjilanit. Morëm urime edhe nga qytetarët e komunave tjera por edhe shteteve tjera.
Ishin netët më të mira të Ramazanit që Gjilani i kishte përjetuar ndonjëherë. Nga aktiviteti i realizuar, të rinjtë të cilët 30 ditë të Ramazanit shërbyen të buzëqeshur dhe me kulturë të lartë edukative, me fondin e mbledhur gjatë aktivitetit shpërndanë mbi 300 pako ushqimorë familjeve në nevojë në Ditën e Bajramit.
Tani në kokën e atyre që janë ushqyer me mundin e tjetërkujt fillojnë edhe të sillen dyshimet, pse jo edhe matematikat djallëzore të përfitimit material!
Haram është me vjedh (kryeimam)!
Duke u bërë gati që projekti QAJ DHE ËMBËLSIRA PAS IFTARIT të vazhdojë edhe sivjet dhe të hyn në aktivitetet tradicionale të qytetit, jozyrtarisht po nga personat e Këshillit të BIK-ut dëgjoj se pikërisht projektin tonë QAJ DHE ËMBËLSIRA PAS IFTARIT donë ta realizojnë BIK-u në krye me Kryeimamin Iljaz Mustafën dhe bashkëpunëtorët e tij!
Çudi!
Pa paralajmërim. Duke e ditur se është aktivitet I cili bazën e ka në lëmoshë dhe solidaritet, nuk e morëm hapin që të marrim leje në komunë pasi që këtë gjë veç se e kishin realizuar zotërinjtë e BIK-ut.
Por filloi Ramazani, hymë në javën e dytë të Muajit të Bekuar dhe “pushka e Kryeimamit s’po kërcet!”
Çfarë ka krisur dhe ka ngjarë nuk di, vetëm se e di që:
1. Mendimi se do të mbetet për ndonjë qindarkë nafile “për xhep”, nuk ju ka dal llogaria (sepse është e pamundur),
2. Pjesa e organizimit çdo natë të çajit, ëmbëlsirave, tavolinave, karriqave, zërimit, muzikës eventuale nuk ju ka dal mirë,
3. logjistika me resurse humane që I bie, xhematin vullnetar poget se nuk e ka pas asnjë “saf” të plotë,
4. Ftesat nëpër Iftaret me bollëk dhe me muhabete në krye të vendit me siguri se nuk ju kanë lëshuar të ju ikin.
Thirrjeve në telefon, sms-ve të dërguar si dhe kontakteve ne rrjetet sociale nga qytetarët e Gjilanit nuk kemi mundur të gjithëve të ju përgjigjemi për brengën dhe merakun si dhe kënaqësinë e përjetuar vitin e kaluar, por sadopak një përgjigje ju dhamë me këtë arsyetim me shkas.
Derisa Kryeimamit të BIK-ut ia përkujtojmë pikërisht në Muajin e Ramazanit se “Me vjedh është haram në Ramazan dhe jashtë Ramazanit e sidomos në hakun e familjeve nevojtare” si dhe e sugjeroj që të koncentrohet më shumë në unifikimin e grupacioneve brenda muslimanëve që po I krijon si dhe studimit të shkencës.
Por për avancimin në shkencë, së pari duhet të niset nga “origjinaliteti” dokumentit të “graduar” në Jordani, pastaj rikonfirimin e “gradave” tjera tutje! /2L ONLINE/