DYLON

Haradinajt i pëlqen modeli i bashkëqeverisjes LDK-AAK në Gjilan

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – – Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga nënkryetari, kryesuesja dhe drejtorët, ka pritur sot liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me të cilin ka biseduar për sfidat, problemet dhe për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Në konferencën për media, kryetari Haziri, pasi ka falënderuar z. Haradinaj për vizitën, u shpreh se kjo vizitë bënë që të besojmë se Gjilanit po i kthehet vëmendja dhe serioziteti i liderëve politik, e i vendimmarrësve nga niveli qendror.

EkoHigjiena

“Sot kam kënaqësinë që të falënderoj liderin e AAK-së, ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj për vizitën në Gjilan. Kjo vizitë na bënë të besojmë se Gjilanit po i kthehet vëmendja dhe serioziteti i liderëve politik, i vendimmarrësve nga niveli qendror për krejt atë kohë të diskriminimit buxhetor që Gjilani dhe Anamorava e ka pasur. Besoj shumë që kjo vizitë, kolegialiteti që e ka treguar edhe si ish-kryeministër, e në veçanti pritjet që do t’i kemi pas zgjedhjeve parlamentare, bënë që vërtet ta ketë vëmendjen e z. Haradinaj Komuna jonë, në mënyrë që t’i përballojmë këto sfida që ne i kemi quajtur, siç është mungesa e infrastrukturës bazike, pastaj mungon ajo që duhet me pas kujdesin shtetëror, buxhetor dhe në fund Gjilani të përfshihet në trendët zhvillimore”, tha kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ndërsa, për të treguar se edhe Gjilani është Kosovë, meqë më herët ka qenë i diskriminuar, në shenjë simbolike lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i dhuroi një monografi kryetarit Haziri, që e ka publikuar Akademia e Shkencave me emrin “Kosova”.

“E verëteta është se nga njohjet e mia paraprake, e di se kjo trevë, Gjilani, ka qenë e anashkaluar. Këtë e ka thënë edhe kryetari edhe në fushatën zgjedhore, e kanë thënë edhe subjektet politike, kolegët etj. Meqë jemi në koalicion LDK-AAK, vizita ime e ka këtë mesazh, ashtu siç u shpreh edhe kryetari, në radhë të parë edhe t’i uroj sukses për përgjegjësitë që kanë marrë, por poashtu edhe për t’i shprehur gatishmërinë edhe për një bashkëpunim të mëtutjeshëm sepse e dimë që i pret shumë punë, nuk e kanë lehtë në Gjilan, meqë ka qenë i anashkaluar nga institucionet qendrore, kanë munguar investimet kapitale të nevojshme. Duke i ditur gjitha këto sfida që i ka Gjilani, shpresoj në ditët më të mira”, ka deklaruar z. Haradinaj.

Deri tash, nga niveli qendror Gjilanin e kanë vizituar dy zëvendëskryeministra dhe pesë ministra. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.