• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Haradinaj: Zgjedhjet e parakohshme nuk janë në interes të vendit

Redaksia 2LONLINE 4 Janar, 2019 3 min
 Haradinaj: Zgjedhjet e parakohshme nuk janë në interes të vendit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në këtë vit nuk është në interes të vendit.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se viti 2019 nuk do tëjetë i lehtë për Kosovën pasi do të përballet me procesin e dialogut me Serbinë dhe Gjykatën Speciale.

Haradinaj ka thënë se partia të cilën e udhëheq, AAK-ja, kurrë nuk ka qenë më e fortë për zgjedhje të reja.

“Si Aleancë besoj se kurrë punët më mirë për zgjedhje nuk i kemi pasur, por nuk e di sa është në interes të vendit shkuarja në zgjedhje të reja në proceset që është Kosova”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka ftuar dy subjektet më të mëdha opozitare, LDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje, që të bashkohen në procesin e dialogut, duke thënë se askush nuk duhet të frikësohet nga ky proces.

“LDK-ja është mirë të vijë në tavolinë. Pra mund të vijë t’i marrë materialet dhe pastaj të shkojë t’i diskutojëato me strukturat e partisë dhe në fund le të votojë. Nuk ka rrezik të ndodhë diçka që do t’i mbesë në derë, pra ndonjë e keqe. Mosardhja në tavolinë është frikë, është ikje prej përgjegjësisë. Vetëvendosja ka një pozicion tjetër, por edhe ajo si vëzhguese ka mundësi të vijë”, është shprehur Haradinaj.

Kryeministri ka folur edhe për raportet që Qeveria ka krijuar me PSD-në.

Ai ka treguar se do të kishte dëshirë ta përfshinte këtë subjekt politik në Qeveri por, sipas tij, zyrtarët e PSD-së ia kanë bërë të qartë se në këtë mandat nuk do të përfshihen në Qeveri.

“E di se në opinion gjithë mendojnë se ekziston një farë dashurie e fshehtë për pushtet. Mirëpo, sa kam komunikuar me ta, ata kanë thënë se duan që t’ia mundësojnë Kosovës t’i kryejë ato punë që mundet, praduke mos e bllokuar vendin. Ata nuk janë të interesuar të marrin përgjegjësi qeverisëse në konstelacionin e tanishëm qeverisës. Ata më kanë thënë se nëse ti kryen një punë që është në interes të Kosovës, e ke përkrahjen tonë. Më vjen shumë mirë që PSD-ja gjeti guximin në këtë drejtim”, ka deklaruar Haradinaj.

BURIMI: Epoka e Re

Etiketa:AAK Haradinaj kryesore LDK nacionale PSD Vetevnedosje Zgjedhjet
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
N'rrjet

Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor

15 Gusht, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti priti në takim Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë,

15 Gusht, 2022
Info+

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Hogosht

15 Gusht, 2022
Gjilan

Ministrja Nagavci takon mësimdhënësit dhe drejtorët e institucioneve edukativo arsimore të komunës

15 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Alban Hyseni synon të jetë i pari edhe në Vetëvendosjen e Gjilanit

15 Gusht, 2022

Tahiri: Po na matet pulsi, që nëse durojmë 2 orë verës do të mund të duronim edhe 12 orë dimrit!

15 Gusht, 2022

LDK: Gjilanasit po përballen me qeverisje shkel e shko, me bllokim të projekteve të kaluara e mos realizim të asnjë prej 109 premtimeve

13 Gusht, 2022

Maliqi: Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar rekomandon shkarkimin e Aid Berishës nga drejtimi i Zyres për Preshevë.

11 Gusht, 2022

LDK: Gjendja e rënduar higjienike në DKA, kërcënim serioz për shëndetin e nxënësve dhe zyrtarëve komunal

9 Gusht, 2022

Vetëvendosje e ka futur Gjilanin në depresion ekonomik

6 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com