DYLON

Haradinaj: Verifikimi i veteranëve, i politizuar

Avatar photo Redaksia

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar punën e Komisionit qeveritar për verifikimin e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së. Gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës në Kuvendin e Kosovës, ai ka thënë se ky proces është politizuar dhe nëse janë bërë lëshime dikush duhet të japë përgjegjësi. “Unë e di që ka pasur një politizim të kësaj teme. Nëse janë bërë lëshime, a jep dikush përgjegjësi? Unë kam informata se janë bërë lëshime”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj shtoi se komisioni për verifikim të veteranëve është produkt i Qeverisë Thaçi dhe se si komandantë i një zone asnjëherë nuk është ftuar nga ky komision.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.