Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, nëpërmjet një videomesazhi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës, e cila do të mbahet më 14 maj.
“Të dashur bashkëqytetarë, Kosova nuk është mirë. Ne s’kemi mundur të përparojmë në veri. Ne s’po mundemi të zhvillohemi në ekonomi, me hapur vende pune. Ne s’po arrijmë të bëjmë shtet ligjor me të paprekshmit e korruptuar që korrupsionin e kanë kthyer në nivel endemik. Dy marrëveshjet, ajo e ‘Zajednicës’ dhe Demarkacionit janë kthim mbrapa. A duhet me ndryshuar Kosova? Kush mund ta bëjë ndryshimin? Ne të gjithë se bashku pa dallim. Si mund ta bëjmë këtë ndryshim është duke reaguar, duke shprehur mospajtimin. Më 14 maj bashkohemi në Prishtinë në orën 14:00 për ndryshim”, ka thënë deklaruar Haradinaj.