DYLON

Haradinaj: Tubimi i deputetëve të VLAN-it ishte për të treguar unitetin që ka ky bllok

Avatar photo Redaksia

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka theksuar se nuk u ka munguar fare, Flora Brovina. Ai ka vlerësuar se seancën e ka udhëhequr shumë mirë, Teuta Rugova.

Haradinaj pas debatit të zhvilluar në Kuvend theksoi se, tubimi i deputetëve të VLAN-it ishte për të treguar unitetin që ka ky bllok.

EkoHigjiena

“Qëllimi i diskutimeve të sotme ishte me tregu unitetin që eksiton në mes të partive të Bllokut. Qëllim tjetër është që ti tregohet opinionit që ne mundemi me i zgjedh edhe anëtaret e kryesisë edhe kryetarin e Parlamentit. Ende nuk kemi marrë vendim për këtë punë por është çështje që po shqyrtohet”, ka thënë ai.

Haradinaj ka deklaruar se sot aprovua një deklaratë të përbashkët që buroi nga diskutimet, deklaratë kjo e cila ka mesazhin se zgjidhja është në Kuvend dhe se shumica parlamentare e ka zgjidhjen.

Ajo që ka mbet të ndodh, sipas tij, është që kësaj zgjidhje me iu përgjigje edhe ata që munguan sot në Kuvend, pra PDK-ja.

“Zgjidhja është në Kuvend. E kemi shumicën parlamentare dhe mundemi me zgjedh kryetarin. Kemi mujt sot edhe kryesinë. I kemi votat”, tha ai.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.