DYLON

Haradinaj: Triumfoi zëri i qytetarëve

Avatar photo Redaksia

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se me shkarkimin e ministrit Jabllanoviq, ka triumfuar zëri demokratik i qytetarëve. Ai ka thënë se janë dhe do të vazhdojnë të mbeten gardian të demokracisë, lirisë, dhe të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e vendit.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me shkarkimin e Jabllanoviqit, nuk janë plotësuar të gjitha kërkesat dhe prandaj protestat do të vazhdojnë.

EkoHigjiena

Lexojeni të plotë postimin e Haradinajt në Facebook:

“Zëri demokratik i qytetarëve sot ngadhnjeu ndaj të nënshtruarve të dorëzuar dhe ky sukses i dedikohet vetem demokracisë dhe dinjitetit të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ministri Jabllanoviq nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar. Falendëroj të gjithë qytetarët aktiv, partitë opozitare, dhe organizatat tjera të cilët bashkërisht kontribuan në realizimin e kërkesës legjitime dhe të drejtë.

Jemi dhe do mbetemi gardian të demokracisë, lirisë, dhe të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e vendit, si brenda ashtu edhe jashtë institucioneve.

Ne mbesim të vendosur në kërkesat tona për Trepçën, dhe të gjitha çështjet që rëndojnë jetën e qytetarit. Për këto dhe tjera arsye, protesta e nesërme shtyhet për një datë tjetër. RH” (sic), ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.