DYLON

Haradinaj: Thaçi dhe Çeku kanë bërë një të keqe të madhe

Avatar photo Redaksia

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka deklaruar se Hashim Thaçi dhe Agim Çeku me bashkëpunëtorë e kanë bërë një të keqe të madhe sa i përket procesit të verifikimit të listave të veteranëve.

“Qeveria e ka bërë komisionin për të zbatuar ligjin të cilin e kanë vënë për tre muajt e fundit të luftës duke mos e ditur se ka pas luftë edhe më herët”, tha Haradinaj pas një takimi me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçin.

EkoHigjiena

Haradinaj nuk e ka komentuar deklaratën e Melihate Tërmkollite cila deri para disa ditësh ishte anëtare e AAK-së, e cila ka thënë se pse Haradinaj nuk ka kërkuar ta hetojë SHIK-un kur ka qenë kryeministër.

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi i pyetur për Gjykatën Speciale ka thënë se kjo është çështje e institucioneve të Kosovës por të gjithë do të angazhohen që lufta e drejt e UCK-së mos të merr pikë të zezë.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=23812

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.