DYLON

Haradinaj takon ish-ambasadorin e OSBE-së Walker

Avatar photo Redaksia

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ,ka pritur ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë,William Walker,i cili ka shprehur mirënjohje për rolin e tij në etapa të ndryshme në mbrojtje të së vërtetës.

Takimi është zhvilluar në prag të përvjetorit masakrës së Reçakut, ku ambasadori Walker me deklaratën e tij, se ajo çfarë kishte parë në Reçak në janarin e vitit 1999, ishte krim kundër njerëzimit, pati kthyer fuqishëm vëmendjen e opinionit ndërkombëtar për krimet që po bëheshin në Kosovë.

EkoHigjiena

Kryetari Haradinaj, i shprehu mirënjohje ambasadorit Walker, për rolin e tij në etapa të ndryshme të zhvillimeve në Kosovë, posaçërisht për kohën kur ai ishte vënë në anën e së drejtës, duke mbrojtur viktimat e pafajshme dhe duke i klasifikuar sulmet kundër tyre, si krim kundër njerëzimit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.