DYLON

Haradinaj: S’mund të na mohohet fuqia jonë politike

Avatar photo Redaksia

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk mund ta mohojë të drejtën e shumicës në Kuvend për ta propozuar kryeparlamentarin. “Njoftimi për media i Gjykatës Kushtetuese nuk e shpjegon vendimin në tërësi dhe është i pakomentueshëm prej meje. Ajo çka mund të them është se Gjykata Kushtetuese nuk ka mundur t’i ikë ose ta mohojë të drejtën e shumicës politike, në këtë rast LDK-AAK-NISMA dhe partnerëve për kandidaturën e kryetarit të Parlamentit. Ne presim të na njihet e drejta në kandidaturë sikurse në situatën për mandatarin e Qeverisë”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për “Express”.

I pyetur nëse vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese do të jetë në favor të koalicionit LDK-AAK-Nisma, Haradinaj është përgjigjur: “Jo në favor tonin, sepse këtu po shihet se është një gjendje jo aq e qartë në njoftimin për media të Gjykatës Kushtetuese. Mirëpo, ajo çka presim ne është se është e pamundshme t’i mohohet opozitës, tash shumicë politike LDK-AAK-NISMA dhe partnerëve, e drejta në kandidim. Dhe ne presim që këtë kandidim ta zbatojmë në seancën e ardhshme. Na vjen keq që duhet të përsëritet votimi dhe të gjitha ato aspekte të cilat janë kaluar. Mirëpo, rezultati do të jetë i njëjtë, kryetari Mustafa do të jetë kryetar i Parlamentit”.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.