DYLON

Haradinaj: Shteti duhet të njeh më shumë vlerën e vullnetarizmit në vend

Haradinaj: Shteti duhet të njeh më shumë vlerën e vullnetarizmit në vend
Avatar photo Redaksia

Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, në shenjë falënderimi për të gjithë vullnetarët në Republikën e Kosovës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka ndërmarrë nismën për vendosjen e bazave të një sistemi dhe për krijimin e një ambienti më të favorshëm për zhvillimin e vullnetarizmit në Republikën e Kosovës, duke marrë vendim për krijimin e ekipit për hartimin e Koncept-Dokumentit për Ligjin për Vullnetarizëm në Republikën e Kosovës.

“Shteti duhet të njeh më shumë vlerën e vullnetarizmit në vend. Në Kosovë mund të ketë sukses ekonomik dhe social nëse Qeveria miraton nisma të politikave, ligjeve dhe rregulloreve, të cilat i promovojnë dhe shpërblejnë aktivitetet vullnetare”, tha kryeministri Haradinaj.

Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë, me përkrahjen e Projektit të Asistencës Teknike të BE-së, kanë kryer Studimin mbi Vullnetarizmin në Kosovë. Për të tejkaluar të gjitha sfidat e shpalosura në këtë raport, nevojiten zgjidhje dhe mundësi praktike nga shteti, pra, kërkohet të ndërmerren veprime për hartimin dhe miratimin e Ligjit mbi Vullnetarizmin.

EkoHigjiena

Ligjit mbi Vullnetarizmin do t’i paraprijë koncept-dokumenti që do të:
• Përkufizojë parimet, kushtet, nxitjet, të drejtat dhe obligimet e vullnetarizmit,
• Caktojë përgjegjësi të veçantë në një institucion i cili do të mbikëqyr vullnetarizmin,
• Caktojë mekanizmat për monitorimin dhe vlerësimin e punës vullnetare,
• Përfshijë dispozitat mbi standardet etike dhe cilësore,
• Caktojë standardet dhe procedurat minimale për vullnetarizëm dhe do
• Vendos modelin e duhur të regjistrave për evidentimin e vullnetarëve, modelet e kontratave, certifikatat.

Përshtatja e vazhdueshme e standardeve të cilësisë në vullnetarizëm mund të arrihen vetëm nëse ato zhvillohen paralelisht me një infrastrukturë më të fortë dhe me mbështetëse të vullnetarizmit.

Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë dhe Zyra Ligjore në koordinim të plotë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Administratës Publike dhe institucionet tjera përgjegjëse për këtë fushë do ta marrin këtë përgjegjësi për hartimin dhe finalizimin e këtij dokumenti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.