DYLON

Haradinaj shkarkon Degën e AAK-së në Viti

Avatar photo Redaksia

​(2LONLINE) – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, duke shkarkuar nga detyra udhëheqësit e Degës në Viti. Lirimi i tyre nga detyra është bërë me vendim të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ky vendim vjen në kuadër të reformave në struktura të partisë, ndërkaq koordinator i reformave dhe rikonsolidimit të Degës së AAK-së në Viti emërohet Hafir Hoxha, zyrtar aktual i degës, me veprimtari dhe vazhdimësi të mëhershme në AAK.

EkoHigjiena

Kryetari dhe Kryesia e AAK-së iu është mirënjohës dhe i falënderon për aktivitetin dhe angazhimin udhëheqësit e deritashëm të Degës së AAK-së në Viti dhe fton qytetarët e Vitisë, anëtarët, simpatizantët dhe elektoratin në këtë komunë që të besojnë fuqishëm në procesin e reformave në parti dhe konsolidimin e mëtejmë të AAK-së.

Procesi i reformave dhe konsolidimit të AAK-së do të vazhdojë edhe në degë, struktura dhe nivele të tjera të partisë./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.