(2LONLINE) – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, duke shkarkuar nga detyra udhëheqësit e Degës në Viti. Lirimi i tyre nga detyra është bërë me vendim të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ky vendim vjen në kuadër të reformave në struktura të partisë, ndërkaq koordinator i reformave dhe rikonsolidimit të Degës së AAK-së në Viti emërohet Hafir Hoxha, zyrtar aktual i degës, me veprimtari dhe vazhdimësi të mëhershme në AAK.
Kryetari dhe Kryesia e AAK-së iu është mirënjohës dhe i falënderon për aktivitetin dhe angazhimin udhëheqësit e deritashëm të Degës së AAK-së në Viti dhe fton qytetarët e Vitisë, anëtarët, simpatizantët dhe elektoratin në këtë komunë që të besojnë fuqishëm në procesin e reformave në parti dhe konsolidimin e mëtejmë të AAK-së.
Procesi i reformave dhe konsolidimit të AAK-së do të vazhdojë edhe në degë, struktura dhe nivele të tjera të partisë./2lonline/