DYLON

Haradinaj: SHBA-të kanë një rol jetik për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova

Haradinaj: SHBA-të kanë një rol jetik për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova
Avatar photo Redaksia

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një rol jetik për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. Kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim drejtorin për Çështjet e Evropës Jug Qendrore, Matthew Palmer, në Departamentin e Shtetit të ShBA-ve.

Në këtë takim u bisedua për situatën aktuale në Kosovë dhe rajon, procesin e transformimit të FSK-së në Ushtrinë e Kosovës, dialogun Kosovë – Serbi, si dhe aspekte që lidhen me sundimin e rendit dhe ligjit dhe proceseve të tjera të rëndësishme të integrimit euro-atlantik.

“Qytetarët dhe institucionet e Kosovës përherë janë falënderues për ndihmën e gjithanshme që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin SHBA-të, për Kosovën. Kosova është e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-të, njëkohësisht duke rritë konsolidimin e shtetit dhe duke forcuar agjendën e saj të integrimit euro-atlantik”, tha kryeministri Haradinaj.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, drejtori për Çështjet e Evropës Jug Qendrore, Matthew Palmer, tha se ShBA-ja do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në fuqizimin e shtetit të saj dhe proceset nëpër të cilat po kalon. Palmer, poashtu tha se SHBA-të vazhdojnë interesimin e tyre në regjion dhe në procesin e dialogut.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.