DYLON

Haradinaj: Qeveria sa më parë të plotësojë kërkesat minimale të sindikatave dhe të sjellë për miratim Ligjin e Pagave

Haradinaj: Qeveria sa më parë të plotësojë kërkesat minimale të sindikatave dhe të sjellë për miratim Ligjin e Pagave
Avatar photo Redaksia

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka  bashkëbiseduar me qytetarët e komunës së Gjilanit.

Këtë vizitë Gjilanit, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka bërë në vazhdën e bashkëbisedimeve me qytetarët e Kosovës.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi u bisedua për situatën ekonomike në vend, krizën në arsim, problemet e tyre  lokale si dhe për rëndësinë e Ligjit të Pagave.

“Roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, garancia e tyre për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me njohje reciproke, janë shumë të rëndësishme për vendin tonë.

Me qytetarët e Gjilanit bashkëbiseduam edhe për qeverisjen e sëmurë në vend, mosangazhimin e saj për zbutjen e varfërisë dhe krizave ekonomike dhe energjetike. 

Gjilanasit më treguan edhe për problemet e tyre lokale, shqetësimin e thellë për ndërprerjen e projekteve kapitale të nisura që para vitit 2019. 

Duke folur për krizën në arsim, vlerësova se Ligji i Pagave, ishte i dyti sipas rëndësisë, pas ligjeve të Ushtrisë, gjatë kohës kur isha kryetar qeverie. 

Qeveria sa më parë, të plotësojë kërkesat minimale të sindikatave dhe sa më parë të sjellë për miratim Ligjin e Pagave”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.  /2LONLINE/