Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në konferencën e sotme për media, në 100-ditëshin e Qeevrisë së Kosovës, e ka quajtur atë qeveri të gjumit dhe qeveri të pizhamave, qeveri të lidhjes së shkurtër të kinse-oligarkisë dhe të mafias, nëntokës dhe krimit të organizuar.
“Kjo qeveri e ka mbytur shpresën e popullit të Kosovës, ka nxitur grevat, protestat, pakënaqësinë dhe braktisjen e vendit, shkaku i politikave mashtruese, të premtimeve të rrejshme dhe dështimeve të njëpasnjëshme”, ka thënë kryetari Haradinaj, në cilësimin e punës së Qeverisë Mustafa, në 100-ditëshin e saj.
Korrupsioni dhe mungesa e vizionit është një ndër shkaktarët kyç të mbytjes së shpresë së qytetarit të Kosovës, ka thënë kryetari Haradinaj. Vetëm një ndryshim i përgjithshëm do ta ndërrojë situatën në vend dhe do ta kthejë shpresën e qytetarit të Kosovës, ka potencuar kryetari Haradinaj, në konferencën e sotme për media.
“Ne kemi evdidentuar mbi 100 dështime të kësaj qeverie, në këto 100 ditë, por secili nga ju mund të evidentojë nga 100 të tilla, kë thënë kryetari Haradinaj”, në fund të këtij prezantimi para medias.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=24425