DYLON

Haradinaj: Për të shpëtuar nga qeverisja e keqe e Isa Mustafës janë

Avatar photo Redaksia

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se për të shpëtuar nga qeverisja e keqe e Isa Mustafës janë zgjedhjet e reja, të cilat, sipas tij, duhet të mbahen këtë vit, në gjysmën e muajit tetor.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që në këto zgjedhje AAK-ja, Vetëvendosje dhe Nisna të shkojnë me një listë të përbashkët.
Haradinaj për ‘Epokën e re’ tha se kjo ide, është duke u diskutuar ndërmjet tre liderëve opozitarë.

EkoHigjiena

Kreu i AAK-së ka thënë se Gjykata Speciale ka qenë eksperiment i panevojshëm për Kosovën.

Kjo gjykatë, sipas tij, mund t’i ketë shkuar për shtati vetëm kryeministrit Isa Mustafa.

Duke folur për dialogun që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Haradinaj ka thënë se Kosova është duke humbur kohë në këtë proces.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.