DYLON

Haradinaj: Nëse Brovina nuk e thirr seancën, veprojmë ne

Avatar photo Redaksia

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit me Isa Mustafën e Fatmir Limajn ka thënë se blloku është i përgatitur për seancën e ardhshme. Mirëpo, sipas tij, ende nuk kanë marrë ftesë nga kryesuesja e seancës, Flora Brovina.

E nëse nuk marrin ftesë gjatë kësaj jave, Haradinaj ka paralajmëruar se blloku do të veprojë vet.

EkoHigjiena

“Jemi në përgatitje të seancës së ardhshme. Afërsisht po i nxjerrim detyrat pasi që ende nuk është thirr seanca. Njëra nga detyrat do të jetë edhe thirrja e seancës, nëse ajo nuk thirret deri në fund të kësaj jave ne do të veprojmë.
Në bazë të pikave 126 127 , 126 e presim procesin e dështimit, 127 zgjedhjen për parlamentin. Ne do të punojmë në këtë drejtim. Është e dhimbshme kohëzgjatja e qeverisjes ë endit nga një qeverisje në ikje, por fal marrëveshjet sonë të 10 qershorit nuk kemi Thaçi 3”, ka thënë Haradinaj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.