Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka drejtuar akuza të ashpra në drejtim të mekanizmave ndërkombëtar që veprojnë në Kosovë, duke thënë se po bëjnë eksperimente me Kosovën për shkak të zgjatjes së mandatit, pagave dhe korrupsionit të tyre.
Haradinaj në kuvendin e VII zgjedhor të Aleancës së të Rinjve të Kosovës, tha se sot ka një mosbesim si brenda, ashtu edhe jashtë është si rezultat i keqqeverisjes.
“Ne nuk jemi mërzit me Amerikën, Gjermaninë por të iu them të drejtën nuk i themi po disa mekanizmave që po bëhen bashkë disa shtet dhe po vinë këtu që çdo gjë sillet rreth fatit të atyre që janë të punësuar në ata mekanizma, pagave dhe korrupsionit të tyre. Ne jemi lodh prej korrupsionit tonë, prej problemeve në mekanizma tonë, imagjino kur të lëshohen edhe këta. Pra, është eksperiment, nuk ka më, u kry ajo kohë“, ka thënë ai.
Haradinaj tha se mund të ndodhin ndryshime të mëdha në etapat që po vijnë dhe unë jam i bindur se Aleanca do t’i merr përgjegjësit, së bashku me ju dhe besojë shumë se të gjithë ju dhe plot të tjerë do të jenë të angazhuar për ta ndryshuar vendin tonë.
Ndryshe, kandidatë për kryetar të ARK-së, ishin Alisa Morina, Djellza Hoti, Edolind Zariqi, për të cilët po vazhdon votimi nga të rinjët e AAK-së./Indeksonline/
http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=168689