DYLON

Haradinaj: Mustafa e Thaçi kanë shkelur mbi interesant e Kosovës

Avatar photo Redaksia

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë një konference për media ka folur rreth nënshkrimit të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Haradinaj ka thënë se nënshkrimi i kësja marrëveshje shkel mbi interesat e Kosovës dhe popullit të saj

“Nënshkrimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe mendojmë se është kthim mbrapa për Kosovën, është një situatë që Kosovën e kthen mbrapa dhe e vendos në një pozicion të komplikuar të zhvillimit më tej. Aleanca e shpreh kundërshtimin e vet për marrëveshjen e tillë e cila në shumë dimensonie rrezikon me funksionimin e sovranitetit, integritetit territorial por edhe shtetësisë së Kosovës”, ka thënë Haradinaj, raporton Indeksonline.

EkoHigjiena

Ai e ka quajtur nënshkrimin e marrëveshjes si zhvillim negativ për vendin duke e konsideruar shumë shqetësuese.

“Kjo që ka ndodhë është një zhvillim negativ, është në kthim prapa. Nga ajo që është publikuar deri më tani ne i kemi analizuar dhe ajo që kemi parë është shumë shqetësuese dhe zoti Mustafa e zoti Thaçi kanë shkelur mbi interesat e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.