DYLON

Haradinaj mbetet në Slloveni

Avatar photo Redaksia

Ramush Haradinaj edhe më tutje do të mbetet në Slloveni. Këtë vendim e ka marr Gjykata në Kranj, shkruajnë mediat serbe. Haradinaj duhet të mbetet në Slloveni pasi Gjykata duhet të procedojë ankesën para se ajo të vazhdojë së trajtuari kërkesën e Serbisë për ekstradim.

Gjykata është arsyetuar se e ka marrë “ankesën për mënyrën e zhvillimit të procedurës lidhur me arrestimin e shtetasit të Kosovës.

EkoHigjiena

Gjyqi njëkohësisht ka sqaruar se “në rast të ekstradimit të të huajit, shtetasit të Kosovës, Serbia në bazë të fletë arrestit ndërkombëtar, personi i arrestuar ka premtuar se nuk do ta braktisë vendin”.

Haradinaj tha para gjykatësit se ai nuk do të largohet nga Sllovenia pa miratimin e gjykatës. Pasaporta e tij është pezulluar përkohësisht.

Ramush Haradinaj ka tri ditë që është arrestuar në aeroportin e Lubjanës derisa po kthehej nga Gjermania në Kosovës. Fletë arrestin për në Interpol me akuzën për krime lufte në Kosovë e kishte dorëzuar Serbia./BS/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.