DYLON

Haradinaj: Marrëveshja kompromiton rendin kushtetues

Avatar photo Redaksia

Ramush Haradinaj po konsideron se rendi kushtetuese po kompromitohet nga marrëveshja e fundit mes Kosovës dhe Serbisë. Ai i ka bërë thirrje Kryeministrit Mustafa të mos e ndjek praktikën e Hashim Thaçit por t’iu tregojë qytetarëve të Kosovës se çfarë marrëveshja ka nënshkruar në Bruksel me Aleksander Vucicin.

Lexojeni të plotë njoftimin

EkoHigjiena

I bëj thirrje Kryeministrit Mustafa që të ndërpresë praktikat e deritashme, të trasuara nga ish-kryeministri Thaçi, duke bërë njoftimet për qytetarët e Kosovës vetëm pas nënshkrimit të marrëveshjeve, nga Brukseli. Shqetësohem për nxitimin që të arrihet marrëveshje për drejtësinë, i cili rezultoi me improvizim përmes kuotave të veçanta dhe që kompromiton rendin kushtetues të Kosovës.

Pres raportim në saktësi dhe në detaje në seancën e nesërme parlamentare lidhur me dokumentin e marrëveshjes në fjalë.

RH

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.