Haradinaj, lider që kapërcen kufijtë kombëtar

Haradinaj, lider që kapërcen kufijtë kombëtar

Mbetemi i vetmi popull në Evropë që e urrejmë vetën tonë më shumë se kushdo tjetër që na urrenë. Pa fije morali në politikë, shkatërrojmë gjithçka që është ndërtuar me sakrificë, gjak, burgosje, e përpjekje për një shtet normal dhe të respektuar. Kosova nuk shkatërrohet nga jashtë, sepse si çdo shtet e komb tjetër, krijon strategji mbrojtëse nga armitë e jashtëm, ndërsa gradualisht dhe pamëshirshëm po shkatërrohemi nga brenda sojit, dhe kjo na zë të pa përgatitur dhe në befasi. Mjafton ta kemi rastin, ne veprojmë kundër vetës sonë, pa marre hiç.

Shkruan: Ardian Azemi

Sot nuk bëhet fjalë për mirëqenien e qytetarit e ndërtimin e një shteti ligjor, të zhvilluar ekonomikisht, me arsim cilësor e drejtësi të pavarur, nuk bëhet fjalë për zbutjen e papunësisë. Sot, papunësia dhe fukarallëku i qytetarëve, përdoren si mjet për të ardhë në pushtet, përmes kauzave të rrejshme, politikanë që Kosovën dhe qytetarin mendojnë ta përdorin si biznes që i mundëson përfitim një grupi njerëzish. Ne thjeshtë, nuk e duam një Kosovë të qëndrueshme në asnjë pikëpamje, sepse një Kosovë e zhvilluar dhe integruar, me një popull të punësuar, nënkupton shuarje e mundësive për të manipuluar tutje.

Nuk njoh vend normal ku opozita angazhohet me ia zgjatë jetën pushtetit. Kudo dhe kurdoherë, opozita përmes presionit ndaj pushtetit, e bënë këtë të fundit të reflektojë në tema të rëndësishme për vendin. Opozita bënë ofetë për qytetarin, për mirëqenien e tij dhe zhvillimin e shtetit në të gjitha segmentet. Ajo duhet të angazhohet maksimalisht për me e bindë qytetarin se është zgjidhja e duhur, ajo është alternativa. Kosova, fatkeqësisht, nuk e ka një opozitë të tillë, madje as për së afërmi jo. Opozita në Kosovë vazhdimisht është angazhuar me ia minua shtetit të ardhmen.

Që nga fillimi i punës së qeverisë Haradinaj, Kuvendi i Kosovës ka qenë totalisht jashtë përgjegjësive që ka. Madje, që në fillim janë deklaruar se do ta bllokojnë punën e Kuvendit në mënyrë që t’ia pamundësojnë qeverisë funksionimin. Imagjinoni, marrin mëditje të majme, të gjithë nënshkruhen, ndërsa nuk mbaj mend që një seancë e Kuvendit të Republikës të ketë pasur kuorum për të vazhduar me punime, me realizimin e përgjegjësive që kanë deputetët.

Imagjinoni, jep dorëheqje kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për shkak të ftesës nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, për të satën herë me u ballafaqua me drejtësinë ndërkombëtare për një përiudhë të lavdishme të kombit shqiptar, dhe opozita reagon më keq sesa vet ata përmes shpifjeve të të cilëve është krijuar kjo Gjykatë. Nuk iu intereson se po luftohen njerëzit që e bënë luftën, por iu intereson se qyshë me ardhë në pushtet duke rënduar edhe më shumë këta njerëz.

E kanë quajtur politikanë që bënë gjithçka për të qenë kryeministër, anipse u ka ofruar marrëveshje për bashkëqeverisje, dhe postin e kryeministrit ua ka dhënë të tjerëve. I kanë thënë se e do aq shumë poztin e kryeministrit, ndërsa hera e dytë që dorëhiqet nga ky post për tu përballur me drejtësinë ndërkombëtare. Përgjatë njëzet viteve, cili e bëri këtë hap..?! Haradinaj është shumë hapa para të gjithve, qoftë si politikan, qoftë si atdhetar, moralisht, për nga modestia, transparenca, dhe këmbëngulësia për të drejtën e popullit dhe shtetit.

Shtrohet pyetja; nëse e duan të tjerët aq shumë Kosovën të paprekur territoralisht, pa krijesa brenda saj, të integruar, me partneritet serioz me shtetet e fuqishme mike, pse nuk u rreshtuan përkrah Haradinajt si kryeministër për taksën, për qëndrimin e tij lidhur me kufijtë, për kundërshtimin e tij ndaj Dodik Republikës, për shkëmbimin e territoreve dhe tema tjera si këto..? Jo, këta nuk e duan Kosovën të zhvilluar, as nuk e duan liberalizimin, sepse siç e thamë në fillim, një Kosovë e zhvilluar, dhe liberalizimi, ua këputë shpresat për pushtet.

Opozita aktuale nuk është alternativë, sepse apetitet për pushtet ia kanë pamundësuar të shndërrohen në alternativë. Le të merrem subjektiv, pak punë është, por rreshtimi kah Haradinaj për tema të rëndësishme për vendin, tema të cilat kanë me krijua siguri për shekuj me radhë, është zgjidhja për vendin, për popullin e Kosovës.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE