DYLON

Haradinaj: Kosova ofron ambient të mirë ekonomik dhe rini shumë aktive

Haradinaj: Kosova ofron ambient të mirë ekonomik dhe rini shumë aktive
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim nënkryetarin e Komunës së Parisit, Christophe Girard, të cilit ikërkoi vazhdimin e mbështetjes së Francës për projektet zhvillimore tëKosovës dhe rrugën drejt integrimeve euroatlantike.

“Kosova është e përkushtuar që të vazhdojë bashkëpunimin bilateral me shtetin e Francës, si një prej partnerëve shumë të rëndësishëm të vendit, veçmas për ta vazhduar bashkëpunimin në projektet zhvillimore dhe kulturore, duke ofruar mbështetjen e plotë. Ne kemi resurse dhe ambient të mirë për planet e përbashkëta ekonomike dhe kulturore ”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Nënkryetari i Komunës së Parisit, Christophe Girard, i shoqëruar nga Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, shprehu përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçmas në fushën kulturore, duke përmendur projektet konkrete që tashmë kanë lidhur me disa komuna të vendit.

EkoHigjiena

“Kosova është shembull i ecjes historike drejt jetësimit të lirisë. Sot e shohim këtë vend me njerëz shumë aktiv, kreativ dhe plot jetë. Kjo është vlera juaj e çmuar”, tha nënkryetari i Komunës së Parisit, Christophe Girard.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova është mirënjohëse për ndihmën e dhënë nga Franca në rrugën historike të vendit dhe se qeveria që ai drejton do të vazhdojë përkushtimin për një partneritet të qëndrueshëm me shtetin e Francës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.