Kosova është jotoleruese ndaj anarkisë dhe ekstremizmit. Kështu ka deklaruar kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në pritjen tradicional të fillim vitit të mbajtur nga partia e tij. Aty u panë ambasadorë, përfaqësues të mediave, shoqërues civile e të tjerë.
Haradinaj pranoi që nuk është i kënaqur me krejt atë se çfarë po ndodh në vend por shprehu gatishmërinë për të hequr drejt rrugës evropiane.
“Kosova është vend i tolerancës, etike, politike, fetare, të bindjeve dhe e ka dëshmuar gjithnjë do të jetë e tillë. Kosova po ashtu nuk e toleron anarkinë, ekstremizmin, krimin, korrupsionin por edhe varfërinë. Pra, edhe pse ne në Kosovë nuk jemi të kënaqur, me krejt që i kemi arritur, jemi të bindur se edhe ne mund të fitojmë, pra mundemi ta bëjmë një Kosovë evropiane. Ju themi secilit sonte këtu, ambasadorëve, miqve që janë prezent, por edhe kolegëve të vendit të gjithëve se, Aleanca është një partner i përgjithshëm në këtë rrugë”, ka thënë ai. Në këtë pritje, nuk u panë përfaqësues të partive të tjera.