DYLON

Haradinaj kërkon votën për Nazim Gagicën në Gjilan

Haradinaj kërkon votën për Nazim Gagicën në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj  nëpërmjet një video deklarate i është drejtuar qytetarëve të Gjilanit për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Haradinaj ka thënë se ndjehet krenar me përkrahjen që i ka ofruar Gjilanit në të gjitha etapat.

EkoHigjiena

Më tej Haradinaj ka thënë se kërkon besimin e qytetarëve duke thënë se e ka për nderë të kërkojë votën e tyre, për kandidatin për kryetar të komunës së Gjilanit, Nazim Gagica dhe kandidatët për Kuvend Komunal.

“Aleanca është besnike ndaj Gjilanit në të gjitha situatat, në të gjitha kohërat”, ka thënë Haradinaj.

Ndër të tjera Haradinaj ka thënë se beson që Aleanca do arrijë suksese bashkë me qytetarët e Gjilanit edhe në të ardhmen.

Zyra për Informim e AAK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/