DYLON

Haradinaj kërkon votën e Samoa-s për anëtarësimin e vendit në organizatat ndërkombëtare

Haradinaj kërkon votën e Samoa-s për anëtarësimin e vendit në organizatat ndërkombëtare
Avatar photo Redaksia

“Kosova është mirënjohëse që shteti i Samoa-s e njohu pavarësinë e vendi dhe tani vota e këtij shteti anëtare e OKB-së, është tejet e nevojshme, për fuqizimin ndërkombëtar të vendit”, kështu tha Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit që zhvilloi me kryeministrin e Samoa-s, Susuga Tuilaepa Sailele Malielegaoi, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Gjatë takimit kryeministri Haradinaj e ka njoftuar homologun Malielegaoi, për progresin e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë më 2008 e deri më tani, për orientimin properëndimor dhe për rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar në rrugën e saj euroatlantike dhe për këtë është duke bashkëpunuar ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë në shtimin e numrit të njohjeve, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe anëtarësim në organizata të fuqishme ndërkombëtare”, tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar nga kryeministri Malielegaoi përkrahjen e tij dhe të shtetit të tij për shtimin e njohjeve për Kosovën dhe anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Më tej, kryeministri Haradinaj e ka njoftuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, për zhvillimin ekonomik, sundimin e rendit dhe të ligjit dhe për aspekte tjera me rëndësi për vendin dhe qytetarët e saj.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se Republika e Kosovës ka krijuar raporte të mira me shumë vende dhe në këtë drejtim, drejt fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar është i mirëpritur edhe avancimi i raporteve bilaterale me Samoan.

Kryeministri i Samoa-s, Susuga Tuilaepa Sailele Malielegaoi, ka përgëzuar kryeministrin Haradinaj për arritjet e shtetit të Kosovës në këtë dekadë të pavarësisë, duke thënë se Samoa do të jetë përkrahëse e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, duke shprehur përkushtimin e shtetit të tij që të forcojë edhe më shumë marrëdhëniet bilaterale mes dyja vendeve.

Pjesë e takimit ishte edhe Zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.