DYLON

Haradinaj: Jo zgjedhje, protesta

Avatar photo Redaksia

Krerët e partive të Bllokut e kanë hedhur poshtë kërkesën e shefit të PDK-së, Hashim Thaçi, se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, si mundësi për zgjidhjen e ngërçit politik në vend.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, kanë deklaruar, të mërkurën, pas takimit të Bllokut se zgjedhjet nuk janë opsion, pasi që zgjidhja ekziston brenda Kuvendit të Kosovës, shkruan sot gazeta “Zëri”.

EkoHigjiena

Haradinaj, po ashtu, është shprehur kundër shkuarjes në një takim të përbashkët të gjithë liderëve politikë tek presidentja, Atifete Jahjaga, derisa nuk e ka përjashtuar mundësinë e përkrahjes së idesë së “Vetëvendosjes” për thirrjen e një proteste për rrëzimin e Hashim Thaçit nga pushteti, nëse shteren të gjitha mundësitë e dialogut politik.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.