DYLON

Haradinaj i mjerë para Bërnabiq

Haradinaj i mjerë para Bërnabiq
Avatar photo Redaksia

Në Samitin e djeshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Londër, kryeministri(ja) e Serbisë, Ana Bërnabiq shfrytëzoi rastin që të bëjë propagandë në dëm të Kosovës, me rastin e arrestimit të pesë serbëve, të cilët u dërguan në gjykatë, për konsumimin e veprës penale të cenimit të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Shkruan: Fadil Kajtazi

Sikur kryeministri i Kosovës, Ramush Haredinaj të mos kishte kompleksin (bishtin me derë) se e acaron Listën Srpska e cila po e mbanë në qeverinë e tij, ai ndaj kësaj propagande duhej të reagonte qetë, duke i kujtuar Bërnabiqit se Policia e Kosovës ka arrestuar disa qytetarë të Kosovës nën dyshimin e konsumimin e veprës penale dhe ata janë dërguar para gjykatës dhe se Policia e Kosovës nuk vret foshnje, fëmijë, gra dhe pleq sikurse policia dhe ushtria e Serbisë, nuk dhunon gra, nuk ju vë zjarrin dhe nuk i plaçkitë shtëpitë e serbëve.

EkoHigjiena

Kryeministri i Kosovës e kishte rastin e artë në dorë që t’i bënte me dije Serbisë se edhe me kushtin e ndërprerjes se bisedimeve me Serbinë në Republikën e Kosovës do të funksionojë rendi dhe ligji dhe se Kosovës nuk i ngelet merak të bisedojë me përfaqësuesit politik të shtetit serb të cilët janë pjesë e hartimit dhe realizimit të politikave gjenocidale kundër popujve jo serb te Ballkanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.