DYLON

Haradinaj: Holanda mbështetëse e Kosovës në rrugën eurointegruese dhe euroatlantike

Haradinaj: Holanda mbështetëse e Kosovës në rrugën eurointegruese dhe euroatlantike
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka zhvilluar një takim bilateral me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj e ka njoftuar kryeministrin Rutte, për të arriturat e Kosovës, për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, në zhvillimin ekonomik, fuqizimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA dhe përkushtimin për raporte të mira fqinjësore.

“Jemi mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme që Holanda ka dhënë për Kosovën, në të gjitha fushat. Tani jemi të interesuar që bashkëpunimi ynë të thellohet edhe në fushën e zhvillimit ekonomik”, tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar nga kryeministri Rutte, mbështetjen e tij dhe të shtetit holandez për procesin euroatlantik të Kosovës dhe për anëtarësimin e saj në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Më tej, kryeministri Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke punuar vazhdimisht në përmirësimin e klimës së të bërit biznes, ka krijuar zona të lira ekonomike në të gjithë vendin, të cilat do t’i hapin mundësi investitorëve potencial vendorë dhe të huaj.

Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar homologun holandez edhe për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përmes një marrëveshje ligjërisht obliguese e cila do të jetë kontribuuese e rëndësishme në stabilitetin rajonal dhe më gjerë.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, në takim me kryeministrin Haradinaj ka vënë theksin në marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy shteteve. Duke vlerësuar arritjet e Kosovës, ai ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të shtetit holandez për të vazhduar mbështetjen për Kosovën në rrugën e saj eurointegruese dhe euroatlantike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.