DYLON

Haradinaj fton të protestohet qetësisht

Avatar photo Redaksia

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të protestojnë nesër në ora 12:00 në sheshin kryesor të Prishtinës.

“Aleanca asnjëherë nuk dështoi të dedikojë vetëveten në përpjekjet afatgjata të konsolidimit të një shoqërie kosovare të lirë e të barabartë, të ndërtimit të institucioneve të forta të shtetit, dhe fitores së pavarësisë.

EkoHigjiena

Sot brengosem për gjendjen dhe të ardhmen e Kosovës e qytetarëve. Kjo Qeveri çdo ditë e më shumë po dështon t’ia rikthejë shpresën e rrënuar vendit, duke vazhduar me veprime injoruese dhe ofenduese, duke rrënuar shtetin e vështirësuar jetën tonë. Situata po bëhet serioze. Çdo ditë jemi vonë!

Në përputhje me shqetësimet qytetare, në frymë paqësore dhe të civilizuar, ftoj qytetarët që të takohemi nesër në vazhdimin e protestës gjithëpopullore me fillim nga ora 12:00.

Nesër të dëshmojmë se kërkesat tona janë të drejta dhe legjitime, duke protestuar qetësisht”, thuhet në postimin e Ramush Haradinajt.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.