DYLON

Haradinaj: Është koha e fundit që Kosova të krijojë ushtrinë!

Avatar photo Redaksia

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvend, Daut Haradinaj, iu ka drejtuar presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga me një kërkesë publike për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.
“E nderuara Presidente Jahjaga!

Duke e parë situatën e sigurisë në rajon dhe në mënyrë të posaçme trendet negative për Kosovën, qoftë nga elementë nacionalë shovenistë qoftë radikalë fetarë, sot është koha e fundit, që Kosova t’i kompletojë mekanizmat e sigurisë së vet. Si deputet dhe Kryetar i Komisionit për Siguri i Kuvendit të Kosovës, dua të shpreh shqetësimin tim për mostransformimin FSK-së në FAK! Justifikimet e qeveritarëve për shtyrjen e krijimit të Forcës së Armatosur të Kosovës, janë të papërgjegjshme dhe të rrezikshme”, thuhet në kërkesën e tij të dërguar pë mediat.

EkoHigjiena

Sipas Haradinajt, në të njëjtën kohë, partia të cilës i përket ai, AAK-ja dhe lidershipi i saj, janë të përcaktuar që të ndihmojnë në të gjitha format e drejtimet, që edhe Kosova, të bëhet me ushtrinë e saj.

“Përtej dallimeve e shqetësimeve tona si parti opozitare, konsiderojmë se transformimi i FSK-së është çështje mbipartiake dhe si e tillë edhe duhet të trajtohet. Shpresoj shumë në një përgjigje të shpejt e pozitive!

Me respekt Daut Haradinaj, Kryetar i Komisionit pë Siguri në Kuvendin e Kosovës!”.

Haradinaj: Është koha e fundit që Kosova të krijojë ushtrinë!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.