DYLON

Haradinaj: Enver Zymberi ra duke e mbrojtur Kosovën e pavarur. Lavdi!

Haradinaj: Enver Zymberi ra duke e mbrojtur Kosovën e pavarur. Lavdi!
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Abdulselami Shkodra, sot ka bërë homazhe te lapidari i Heroit të Kosovës, Enver Zymberi, në përvjetorin e shtatë të rënies së tij.

Para menaxhmentit të lartë të Policisë së Kosovës, kryeministri Haradinaj nderoi veprën heroike të Enver Zymberit.

“Lavdi për Enverin, lavdi për veprën dhe sakrificën e tij”, tha kryeministri Haradinaj.

EkoHigjiena

Kryeministri Haradinaj dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, ka shprehë nderimet më të sinqerta për familjen e policit të rënë në detyrë, Heroit të Kosovës, Enver Zymberi, në shtatë vjetorin e rënies së tij në krye të detyrës dhe në mbrojtje të kufijve të atdheut, të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në veriun e Kosovës.

“Enver Zymberi ra duke e mbrojtur Kosovën e pavarur. Lavdi”, tha Kryeministri Haradinaj.

Enver Zymberi, ndërroi jetë më 26 korrik 2011, si rezultat i plagëve të marra nga sulmi i turmave të dhunshme që tentuan të bllokonin vënien e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në pikat kufitare në veri të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.