Ramush Haradinaj ka akuzuar Shërbimin Informativ të Kadri Veselit se është ende aktiv kundër AAK’së. Ai ka thënë se edhe SHIK’at tjerë të paritive kanë ndikuar në humbjen e AAK’së në zgjedhjet lokale. Haradinaj ka folur edhe për njerëzit me mjekërra, të cilët i ka quajtur flliqtana. Veç kësaj, Lideri i AAK’së ka thënë se minoritetet duhet të kenë edhe një mandat vendet e rezervuara me një Parlament 140 anëtarësh,
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se SHIK’u i Kadri Veselit është ende aktiv kundër tij.
Sipas tij, jo vetëm SHIK’u i PDK’së, por edhe Shërbimet Informative të partive tjera kanë ndikuar që të mos ketë rezultate të mira AAK’ja.
“Ish-SHIK’u i PDK’së ka qenë akvit. Edhe SHIK’at e partive tjera kanë qenë aktive”, ka thënë Haradinaj në RTK.
Sipas tij, fushata e egër e partive kundërshtare ka ndikuar në masë të madhe ka ndikuar te qytetarët të kenë frikë nga AAK’ja.
Ai ka paralajmëruar se do t’i ballafaqojë të gjithë ata që kanë lëshuar akuza në drejtim të AAK’së për haraç, fajde dhe krim.
“Me të gjithë do të ballafaqohem në Gjykatë”, ka thënë ai.
“Nëse dikush ka fakte, nëse dikujt i ka ndodh që dikush i AAK’së me i qit haraç ose edhe i partive tjera le ta lajmërojnë në Prokorori ose edhe te ndërkombëtarët”, ka thënë Haradinaj.
Pavarësisht kësaj, Haradinaj ka thënë se një ditë edhe kundërshtarët e tij politikë do të mbushen mend.
“Edhe kuzhinat e SHIK’ut kanë me u mbush mend. Një ditë kanë me rënë vetë”, ka shtuar ai.
Në këtë intervistë, Haradinaj ka folur edhe për fenë, pasi ishte nxjerrë një video, kohë më parë, ku ai thoshte se nuk e di pse është muslimanë.
Sidoqoftë, Haradinaj ka thënë i respkton të gjitha fetë, edhe fenë islame, por jo edhe njerëzit e ndytë.
“Nuk i respektoj flliqtanat me mjekrra”, ka thënë Haradinaj.
Ndërkohë, Haradinaj ka folur edhe për vendet e rezervuara për minoritetet në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, minoritetet duhet të kenë edhe një mandat vendet e rezervuara dhe 140 ulëse në Parlament.
“Edhe një mandat me iu ofrue si opsion vendet e rezervuara për minoritetet. Jemi të interesuar me e rrit numrin e deputetëve në Parlament, poashtu në këtë mandat në 140 deputetë”, ka shtuar ai.
Ndryshe, Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë se partia e tij nuk do t’ia mundësojë Qeverisë së Kosovës shumicën në Kuvendin e Kosovës.
“Kemi dëshirë mos me praktiku largimin nga senaca. Nuk mundemi me ndejt në seancë në rast se prezenca jonë e ndihmon kurorumin e Qeverisë”, ka thënë ai.
“Ata duhet të kenë shumicën në Kuvend”, ka shtuar ai.
Ai ka konfirmuar se vota e AAK’së do të jetë kundër buxhetit.
“Kjo votë do të jete negative”, ka shtuar ai.
Ai ka dhënë edhe disa aryse se pse do të votojnë kundër buxhetit të vitit të ardhshëm.
“Buxheti nuk premton zhvillim ekonomi. Është një buxhet i një vazhdimësie dhe kolegët tonë deputetë kanë shumë vërejtje”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka folur edhe për Vetëvendosjen e Albin Kurtit.
Sipas tij, njerëzit e Vetëvendosjes janë hipokritë dhe të paftyrë për shkak se ndryshe veprojnë e ndryshe flasin.
“Paftyrësia e Vetëvendosjes s’ka kufi”, ka shtuar ai