/2L ONLINE/ – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj do të vije sot në Gjilan ku bashkë me bashkëpartiakët e tij fillimisht do të ketë një vizitë në Bashkësinë Islame në Gjilan, për të marrë pjesë pastaj në një takim të Aleancës së Gruas së Kosovës (AGK) Dega në Gjilan, ku pritet të bëhet edhe konstituimi i kryesisë së AGK-së.
Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj më pas do të vazhdoj takimin e tij me strukturat e AAK-së në Gjilan për të bashkëbiseduar për ngjarjet aktuale politike në vend. /2L ONLINE/