DYLON

Haradinaj: Dialogu ndërmjet partive politike të Kosovës me ato të Shqipërisë është gjithnjë i hapur

Haradinaj: Dialogu ndërmjet partive politike të Kosovës me ato të Shqipërisë është gjithnjë i hapur
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot në takim një delegacion të partive opozitare nga Republika e Shqipërisë të kryesuar nga Fatmir Mediu, Agron Duka, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj i falënderoi të pranishmit për vizitën e sotme në Kosovë, ndërkaq i njoftoi ata për progresin që ka bërë vendi në fusha të rëndësishme dhe jetike për qytetarët e Kosovës.

“Bashkëpunimi ndërmjet spektrit politik të Kosovës me atë të Shqipërisë në të gjitha periudhat ka qenë i frytshëm, pavarësisht orientimeve partiake. U jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria ka dhënë për Kosovën në çdo etapë të zhvillimit të saj”, tha kryeministri Haradinaj dhe shtoi se tani është me rëndësi bashkërendimi i aktiviteteve të përbashkëta që forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet tona.

EkoHigjiena

Ndërkaq, delegacioni i partive opozitare nga Republika e Shqipërisë të kryesuar nga Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane e falënderuan kryeministrin Haradinaj për mikpritjen e sotme, duke shtuar se Shqipëria do të jetë gjithmonë përkrahëse e fuqishme e shtetit të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.