Haradinaj: Bëhet fjalë për zbatim të ligjit dhe asgjë tjetër

Haradinaj: Bëhet fjalë për zbatim të ligjit dhe asgjë tjetër

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, ka bërë me dije se me urdhër të prokurorit, në gjithë Kosovën aktualisht është duke ndodhur një operacion policor, i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale.

Sipas tij, operacioni u zhvillua me sukses edhe në Komunat Veriore të Kosovës.

Ja postimi i plotë:

Me urdhër të Prokurorit, në gjithë Kosovën aktualisht është duke ndodhur një operacion policor, i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale.

Disa prej personave të përfshirë në këto vepra janë zyrtarë doganorë, policë por edhe qytetarë të rëndomtë.

Operacioni u zhvillua me sukses edhe në Komunat Veriore të Kosovës.

Si Kryeministër i vendit, konfirmoj se bëhet fjalë për zbatimin e ligjit dhe asgjë tjetër.

Ftoj serbët e veriut ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë ligjin!

RH

KOMENTE