DYLON

Haradinaj: BE-ja po tregohet e pasuksesshme në Ballkan

Avatar photo Redaksia

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, në një tryezë politike me temën “Ndërtimi i raporteve shqiptaro-serbe” që po mbahet në Mitrovicë, e ku po marrin pjesë personalitete të rëndësishme nga jeta politike në vend si përfaqësues diplomatikë nga shumë vende, tha se është urgjente njohja e ndërsjellë e Kosovës dhe Serbisë.

“Çdo vonesë në këtë proces, po krijon vakum dhe keqkuptime të shumta”, thuhet në një komunikatë të AAK-së.

EkoHigjiena

Haradinaj tha se në këtë proces rol vendimtar mund të luaj faktori ndërkombëtar.

Duke folur për Bashkimin Evropian, ai tha se BE-ja po tregohet e pasuksesshme në Ballkan. Rasti i Kosovës e cila vazhdon akoma të jetë në një fazë tranzicioni, rasti i moszgjidhjes së çështjës së emrit të Maqedonisë si dhe Greqia, janë vetëm disa shembuj mossuksesi të BE-së në Ballkan.

Haradinaj tha se konferenca e sotme është një rast i mirë që të harrohen tabutë dhe gjërat të thuhen hapur.

Kosova duhet ta përfundojë atë që quhet fazë e tranzicionit dhe të përfshihet seriozisht në të gjitha proceset integruese.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.