Haradinaj ka thënë para pak çastesh për Klan Kosovën se arrestimi i deputetit Albin Kurtit, flet shumë për sistemin gjyqësor në vend dhe për vendimarrësit ose pushtetarët në Kosovë.
“Ky nuk është arrestim, por është një kidnapim politik. Është veprim shumë i gabuar i policisë, i sistemit gjyqësor, i vendimarrësve. Është vendim që flet shumë, që ai që kundërshton kidnapohet, kjo është e padrejtë. Haradinaj gjithashtu ka thënë se e shqetëson guximi i vendimarrësve, i atyre pushtetarëve që urdhëruan këtë kidnapim politik. “Këtu skemi të bëjmë me prokurorë të pavarur por me prokuror dhe sistem të instrumentalizuar. Është një mesazh shumë shqetësues dhe gabim shumë i madh, ka thënë Haradinaj, i cili ka paralajmëruar se protestat dhe mobilizimi do të vazhdoi deri në riparimin e këtij gabimi.