(2LONLINE) – Vërtetë në Gjilan është ndier kaherë domosdoshmëri që të fillon së punuari një zyre ndërlidhëse për të dëbuar, zhvendosur dhe shpërngulur e që janë të ardhur nga Komuna Medvegjë, Bujanoc e Preshevë, por kështu është domosdoshmëri të filloj së funksionuari edhe një zyre ndërlidhëse e njëjtë në Prishtinë. Hapja e tyre të ndodh në të njëjtën kohë dhe të funksionojnë nga një një vendim i përcjellë nga Parlamentit dhe qeveria e Republikës së Kosovës, kurse Koordinatori i këtyre dy zyrave ndërlidhëse të jetë në kuadër të Kryeministrisë.
Hapja e kësaj zyre ndërlidhëse tani prapë është tepër e rëndësishme edhe pse me një vonesë të pajustifikueshme . Ndoshta edhe do të hapen, por si mundë të qëndron dhe të funksionoj një zyre nga një vendim i një instance të nivelit Komunal pa një vendim të përcjellë nga niveli Qendror në këtë rast Parlamentit apo qeveria e Republikës së Kosovës. Ligji për Vetëqeverisje Lokale, parasheh për bashkëpunim ndërkufitare, por zyrat ndërlidhëse janë dhe bien në domenin e kompetencave si çështje të nivelit qendror shtetëror. Kur marrim që qytetarë të kategorisë të zhvendosur, dëbuar dhe shpërngulur e që janë të ardhur nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit e Preshevës që janë të vendosur në Kosovë më së shumti janë të përqendruar-vendosur në Komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Gjilanit. Vërtetë në Gjilan ka nevojë të filloj së punuari një zyre ndërlidhëse sikur që ka nevojë të filloj së funksionuari edhe një zyre e njëjtë në Prishtinë. Dy Zyra ndërlidhëse të funksionojnë përmes një Koordinatori që do duhej ti jap llogari Kryeministrisë.
Pse asnjë postë të lartë të caktuar-emëruar nuk ka nga ajo pjesë as :
Në nivelin-stafin e këshilltarit politik të Presidencës, Kryeministrisë, Kryeparlamentarit dhe Komisioneve parlamentare, por nuk kemi asnjë person që flet dhe afron të dhëna me kompetencë për pasqyrimin e gjendjes së drejtë nga tri Komunat për nevojat e ministrisë së punëve të jashtme, etj .
Po ashtu kërkojmë dhe presim që edhe Parlamenti i Kosovës të caktoj një pikë të rendit të punës dhe të diskutoj edhe për banorët që janë me qëndrim në Kosovë dhe që ende kanë mbetur që jetojnë në këto tri Komuna dhe që të formohet një Komision Parlamentarë ekskluzivisht për të dëbuar, zhvendosur dhe të shpërngulur e që janë të ardhurve nga Medvegj , Bujanoci e Presheva të vendosur në Kosovë.
/Refik HASANI/