DYLON

Hapja e vendkalimit kufitar Stanqiq-Bellanoc përfundimisht po merr formë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kreu i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka shkruar në profilin e tij se hapja e vendkalimit kufitar Stanqiq-Bellanoc përfundimisht po merr formë. “Aktualisht, gjilanasit duhet t’i kalojnë 92 kilometra për të arritur në Kumanovë, ndërsa me hapjen e kësaj pike kufitare Gjilani afrohet me Kumanovën në vetëm 30 kilometra”, ka shkruar Haziri.

Ja postimi i tij.
“Hapja e vendkalimit kufitar Stanqiq-Bellanoc përfundimisht po merr formë. Nga ana e Kosovës, i kemi kryer të gjitha procedurat që përfshinë ratifikimin e marrëveshjes, është bërë ndërtimi i rrugës përmes Grykës së Karadakut, ku Zhegra është korridori kryesor, sikur që është bërë shpronësimi i tokave në Stanqiq. Pra, brenda një kohe të shkurtër, do të kalojnë të gjithë qytetarët e Kosovës me letërnjoftim, por edhe transporti i mallrave deri në 3.5 tonë. Aktualisht, gjilanasit duhet t’i kalojnë 92 kilometra për të arritur në Kumanovë, ndërsa me hapjen e kësaj pike kufitare Gjilani afrohet me Kumanovën në vetëm 30 kilometra. LH”

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.