DYLON

Hapja e Konsullatës Shqiptare në Bujanoc edhe pse e vonuar është hap historik për Luginën e Preshevës

Hapja e Konsullatës Shqiptare në Bujanoc edhe pse e vonuar është hap historik për Luginën e Preshevës
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Refik Hasani

Dje, u bë publike nga vetë Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Bujanoc, dhe përshëndesim iniciativën konkrete për hapjen e kësaj Konsullate të Shqipërisë në Bujanoc.

EkoHigjiena

Shpresoj se Shqipëria, do të vazhdon jo vetëm në zbatimin dhe finalizimin e këtij projekti në hapjen e Konsullatës, por do të vazhdoj të kryej obligimin Moral, Kombëtar e Kushtetues të afroj mbështetje, angazhim e përkushtim duke investuar në projekte tjera për shqiptarët e kësaj Krahine.

Shqipëria kërkohet të jetë më pranë jo vetëm në mbrojtjen e të drejtave individuale dhe kolektive, por edhe në kultivimin e identitetit, dinjitetit shqiptar jashtë kufijve, prandaj është dhe duhet të jetë detyrë Kombëtare që Udhëheqë Shteti Amë.

Forcimi i pranisë diplomatike të Shqipërisë në këtë Rajon, është një hap strategjik, pasi shqiptarët janë më të diskriminuarit në të gjithë Europën.

Mbi të gjithë nuk e ka të zgjidhur statusin politik e juridik, dhe kërkon zgjidhje të drejtë, përmes mjeteve politike e demokratike nën prezencën dhe monitorimin ndërkombëtarë duke garantuar të drejtat indviduale dhe kolektive.

Pas hapjes së vonuar të kësaj Konsullate shqiptare në Bujanoc, uroj që Parlamenti i Shqipërisë për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, të dënoj diskriminimin, si spastrim etnik-pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Serbi.

Por edhe të ndërtoj një qëndrim të artikuluar-duke ndërtuar dhe mbajtur qëndrim të drejt, objektiv një qëndrim institucional të Republikës së Shqipërisë, mbi Referendumin e 1 e 2 mars 1992, për kryengritjen e armatosur të UÇPMB-ës, që mbrojti pragun, dinjitetin dhe identitetin e kësaj Krahine, dhe marrëveshjen e Konçulit.

Na mban shpresa se nuk do të jetë investimi i vetëm i Tiranës zyrtare në këtë Krahinë, por do të presim investime, konkrete në mbështetje dhe veprime për hapjen edhe të një zyre ndërlidhëse edhe në Tiranë, që është më se e domosdoshme.

 Po ashtu Parlamenti i Shqipërisë , do të ndihmonte ngritjen e kësaj teme, debatin parlamentar përmes caktimit të një pike të posaçme të rendit të punës mbi pasivizimin e adresave, mos përfaqësim proporcional në nivelin lokal dhe qendror të Serbisë.

Kemi shtim të diskriminimit në gjithë segmentet e jetës në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, dhe miratimin e një Rezolute. Hapja e Konsullatës Shqiptare në Bujanoc, edhe pse e vonuar është hap historik për Rajonin e Luginës së Preshëvës, dhe gjithë shqiptarët në Serbi.

Është ndihmesë ndër shumë sfida të mbijetesës në ruajtjen e substancës, të mbrojmë sakrificën dhe kontributin e luftës së armatosur si sfida të së ardhmes, ngritja, në nivelin më të lartë të ndërkombëtarizimit  të kësaj çështje.  

Hapja e kësaj Konsullate është kryemesazhi e reflektim se Rajoni i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, nuk është vetëm çështje e brendshme e Serbisë, dhe se vërtet Shqipëria përkrah dhe bashkë do të jemi një zë i artikuluar.

Ende na duhet vazhduar të manifestojmë rezistencë politike, me mjete paqësore për të drejtat individuale e kolektive.

Nga Shqipëria, edhe më tej presim, të investojn në kulturë, në ruajtjen e trashëgimi kulturo-historike, në informim, në sport, në arsim veçmas në shkollimin e kuadrove universitare.

Përtej kësaj edhe të avokojnë dhe lobojnë në instanca e mekanizma më të larta të BE-së dhe OKB-së.

Shqipëria Amë, më së miri e mbron frymën shqiptare, pikërisht në Bujanoc, në Krahinën e Preshevës, dhe gjithandej Serbisë, dhe është një kontribut, në sigurimin e një të ardhme më të ndritur dhe të sigurt për shqiptarët kudo.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.