Federata e Xhudos e Kosovës ka bërë me dije se është mbajtur ceremonia hapëse e Festivalit Olimpik Evropian për të rinj e organizuar në stadiumin e Mariborit të Sllovenisë.
“Në parakalimin e ekipit nga Kosova, flamurin e barti xhudistja jonë Laurina Gashi”.
Nga ekipi i Kosovës do të marrin pjesë:
1. Laurina Gashi (-52 kg)
2. Uvejs Nesimi (-50 kg)
3. Andi Reshitaj (-60 kg)
4. Jon Veseli (-66 kg)
5. Art Thaçi (-81 kg)
6. Blin Kuka (-90 kg)
“Garuesve ju urojmë shumë fat e suksese. Bashkë me ekipin tonë atje po merr pjesë edhe trajneri Fatos Tabaku”, njofton Federata e Kosovës.
Ky festival do të zgjatë deri më 29 korrik, ndërsa pjesëmarrëse janë 48 shtete me mbi tre mijë sportistë të moshave 14-18 vjeç. /2LONLINE/