DYLON

Hapet zyrtarisht pikëpagesa rrugore në Preshevë, nga 40 të punësuar vetëm 6 shqiptarë?

Avatar photo Redaksia

Në autoudhën Levosojë drejt kufirit me Maqedoninë me një gjatësi prej 22 km është hapur zyrtarisht pikëpagesa rrugore . Kjo pikëpagesë ka 8 korësi e vendosur në Preshevë është pjesë e autoudhës në korridorin 10 dhe pagesa për automjete do të jetë 70 dinarë dhe për mjetet e rënda 440 dinarë.

Fillimi ka qenë i mbarë dhe pas asnjë problem, ka thënë për rtv “Presheva”, Nikolina Arbutina, bashkëpunëtore profesionale për koordinim dhe komunikim në “Putevi Serbije”

EkoHigjiena

Ndërmarrja publike shtetërore “Putevi Srbije” ka paralajmëruar gjithashtu se edhe pjesa tjetër në Bujanoc prite shpejt të aktivizohet pikëpagesa në Bujanoc.

Jo zyrtarisht është mësuar se në mesin e 40 të punësuarve janë vetëm 6 shqiptarë që do të punojnë në pikëpagesën rrugore në Preshevë./Titulli.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.