DYLON

Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative

Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të zhvillimit dhe avancimit të sistemit gjyqësor në Republikën e Kosovës, sot u bë hapja zyrtare e Gjykatës Administrative, si institucion i ri në kuadër të sistemit gjyqësor, me qëllim të rritjes së efikasitetit, sigurimit të qasjes në drejtësi dhe forcimit të sundimit të ligjit në trajtimin e kontesteve administrative.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë përfaqësues të lartë institucionalë, përfshirë ushtruesen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, ministren në detyrë të Drejtësisë, anëtarë të Këshillit Gjyqësor, si dhe përfaqësues të partnerëve ndërkombëtarë nga Zyra e Bashkimit Evropian, EULEX-i dhe OSBE-ja. Të pranishëm ishin gjithashtu kryetarë të gjykatave dhe gjyqtarë.

EkoHigjiena

Në fjalët e tyre, folësit theksuan rëndësinë e themelimit të Gjykatës Administrative si një hap i rëndësishëm drejt rritjes së cilësisë së vendimmarrjes dhe përmirësimit të besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Zëvendëskryesuesja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Arjeta Sadiku, theksoi se themelimi i Gjykatës Administrative përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në sistemin gjyqësor të Kosovës. Ajo shtoi se kjo gjykatë do të jetë e specializuar në shqyrtimin dhe vendosjen e çështjeve nga konfliktet administrative, përfshirë edhe ato që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës, duke ofruar një mekanizëm të pavarur, profesional dhe efikas të kontrollit gjyqësor mbi administratën publike.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, vuri në dukje se fillimi i punës së Gjykatës Administrative është ditë e rëndësishme për sistemin tonë të drejtësisë dhe përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të shtetit të së drejtës dhe garantimit të mbrojtjes efektive të të drejtave të qytetarëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.